Veliaj: PS është partia e Xhelalit nga Shën Gjergji që punon, jo e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet

14 Tetor 2020, 20:33

“Nëse për të tjerët partia është kthyer në parti familjare, - njëherë e burrit, pastaj e gruas, pastaj e shokut të ngushtë, dhe ti nuk e di nëse është e Lulit, apo e Berishës, - PS është partia e Vitmarit, e një çuni që nuk ishte VIP, që nuk e promovoi njeri në festival, e një çuni që çdo gjë e ka arritur me mund, që i ka rënë kitares edhe në rrugë, edhe në autobus e park; ne jemi partia e Marselës, e një goce e cila ka shkuar me gomone, me nënën dhe motrën e saj, në Itali, e rritur vetë me sakrifica, pa emrin e babit e të mamit, pa njohje, pa maxhordomë që i hapin derën; ne jemi partia e çunave dhe gocave të këtij qyteti, që ia dalin edhe vetë, e njerëzve që kanë bërë 100 sakrifica, që nuk janë katapultuar as nga Hollanda dhe as i kanë bërë shkollat jashtë se kanë pasur mamin dhe babin të pasur, por janë rritur vetë. Unë besoj se ne jemi partia e këtyre njerëzve,” tha Veliaj.