Veliaj: PS kërkon shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti, PD-ja për Lulin dhe kunatin

18 Tetor 2020, 17:48

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Baldushk, tha se lideri i forcës më të madhe opozitarem Lulzim Basha sot në vend gëzon 2 supervila falë shantazheve dhe kërcënimeve ndaj të njëjtit biznesmen, bujaria e të cilit ka bërë sot me shtëpi dy familje të cilat do t’i jenë mirënjohëse përjetë. 

“Dikush që na kishte parë sot tha: lali Eri, këto shtëpi i ka bërë ky oligarku që i ka dhënë edhe dy vila Lul Bashës, mos harro! I thashë, lali, ka një diferencë shumë të madhe: kur Partia Socialiste i kërkon ndihmë një sipërmarrësi, i kërkon për të ndihmuar Afërditën dhe Mirelën, kur Partia Demokratike i bie në qafë një sipërmarrësi, e bën për Lulin edhe për kunatin. Por ka dhe një diferencë shumë të madhe: kur i njëjti sipërmarrës, i njëjti biznesmen, i njëjti ndërtues jep dy shtëpi për Mirelën dhe për Afërditën, quhet filantrop, kur i njëjti person detyrohet të japë për Lulin dhe për kunatin, kjo quhet gjobë, kjo quhet shantazh dhe kjo është diferenca,” u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj. 

Me të njëjtën llogjikë, tha Veliaj, sot janë të mërzitur me historinë e plehrave në Tiranë. 

“Shoh që sot janë të mërzitur që Tirana është më e pastër. Sot janë të mërzitur që në vend të atij mullarit me plehra është një kodër e gjelbër.