Veliaj publikon pamjet me dron: Parku 'Rinia' një xhevahir i bërë me shumë dashuri

1 Qershor 2020, 14:26

“Parku Rinia” ka pritur sot në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Me largimin e kioskave të paligjshme 20 vite më parë, ky park u kthye në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë nga sot mund të quhet tërësisht i transformuar sepse përshtatet me kënde lojërash për më të vegjlit, mjedise për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.