Veliaj publikon video nga projekti i Unazës së Re

14 Nëntor 2019, 13:31

TIRANE- Rifillimi i punës për ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe, i ka hapur rrugën edhe zgjidhjes së një prej nyjeve më problematike për qarkullimin e automjeteve sikurse është rrethrrotullimi te sheshi “Shqiponja

Kryetari I Bashkisë Erion Veliaj ka postuar në Facebook, projektin  se si do të transformohet sheshi “Shqiponja”, duke zgjidhur njëherë e mirë çështjen e qarkullimit të automjeteve për të gjithë automjetet që vijnë nga jugu dhe veriu. Veç puna, jo fjalët, e nxjerrin Tiranën në dritë! Në finale do mbahen mend veprat, jo sherret e pengesat! Teksa përmbyllet shekulli i parë i Tiranës kryeqytet, bashkë me Qeverinë nisim një shekull të ri modernizimi e infrastrukture për 100 vitet e ardhshme! Tirana100 Unaza e Re”, shkruan Veliaj krahas videos.

    No videos found.