Veliaj publikon videon: Të hënën ne 11:00 i prezantoj Këshillit Bashkiak planet për Teatrin e Ri

14 Maj 2020, 18:38

TIRANE-Përmes një video postimi në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar zyrtarisht se mbledhja e Këshillit Bashkiak për planet e Teatrit do të bëhet të hënën në orën 11.00.

Teksa, rendit listën e gjatë të gjithë veprave madhore publike që transformuan kryeqytetin këto 5 vite, Veliaj thekson se kjo video duhet parë si një dëshmi, për të kuptuar çfarë po vendosim e pse kundërshtohet nga të njëjtët njerëz që kanë zgjedhur të bllokojnë çdo punë të mirë të Tiranës.