Veliaj: Qeveria na akordoi fondin e granteve cash për banorët e dëmtuar nga tërmeti

10 Korrik 2020, 15:17

"Siç bëmë shtëpitë e shtatorit, do të vazhdojmë edhe me shtëpitë e nëntorit, me të njëjtin ritëm. Qeveria sapo na akordoi fondin e granteve cash për banorët me dëmtime më të lehta. Kur kujtoj se më parë kalonin 10 vite dhe nuk rimbursohej një përmbytje në Shkodër, fakti që s’janë bërë 10 muaj dhe jemi gati me cash në dorë, do të thotë që kur shteti do, shteti bën. Një gjë është e sigurt: ky shtet, kjo qeveri dhe kjo bashki, edhe do, edhe bën”, nënvizoi Veliaj.