Veliaj: Qytetarët të respektojnë distancat gjatë blerjeve. Aplikoni online për autorizime

28 Mars 2020, 14:13 | Përditesimi i fundit: 2020-03-28 16:00:36

Nga sot, në tregjet e Tiranës ka nisur zbatimi i rregullave të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID 19, duke bërë ndarjen e të tezgave në tregjet e lagjeve, në mënyrë që qytetarët të mos jenë të gjithë të grumbulluar në një pikë.