Veliaj: Rama po tregohet baba i kujdesshëm, s'i pret lekët natën me gërshërë

8 Prill 2020, 22:39

 

Në sondazhin e publikuar mbrëmë në Report Tv, qytetarët u shprehën skeptikë mbi mbështetjen ekonomike të qeverisë në këtë kohë për të përballuar koronavirusin. Por çfarë mendon Erion Veliaj lidhur me përgjigjen e qytetarëve? "Një nga arsyet pse e kuptoj shumë mirë edhe pyetjen edhe diapazonin e përgjigjeve, është se e njoh shumë mirë sektorin e çështjeve sociale, ky është një vend i varfër, jo Zvicra, por flasim për një vend që nuk i pret paratë më gërshërë, kryeministri nuk i pret natën me gërshërë paratë. Nëse emetohen më shumë para i të mbushim karrocën me lekë për të blerë bukë. Ne vijmë nga familje modeste, dhe nëse shtëpia ka ditë të vështira do kandiset me atë që ka. Kryeministri është sjellë si baba i kujdesshëm i kësaj arke shtëpiake. Një CEO banke nuk mund të kërkojë të njëjtën mbështetje që ka një biznes familjar. Jazëk nëse nuk kanë menduar një muaj avancë. Nuk është ky një shtet që ka luksin të mbështesë biznesin e madh, jo vetëm fitim, por edhe punëtorë, pagesa sociale dhe ndihma. Ata që janë biznese të mëdha janë te ai 13%. Besoj se jemi një nga vendet më vitale që njoh" tha ai.