Veliaj: Raste me COVID në 14 njësitë brenda qytetit, në fshatra vetëm një në Petrelë

29 Prill 2020, 13:37 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 13:38:04

Erion Veliaj u shpreh se të gjitha njësitë në Tiranën urbane, pra brenda qytetit ka raste me COVID, ndërsa në atë rurale vetëm një Petrelë. Ai tregoi se përse nuk bëhen publike rastet e të prekurve me emra konkrete. "Mos tregimi i vatrave bëhet me qëllim.

Përveç Petrelës që është një shtëpi e izoluar në fshatin Gurrë, Tirana rurale nuk ka pasur problematike, ndërsa në 14 njësitë në Tiranën urbane kemi raste. Ajo që ndodh shpesh në raste të tilla, ku njerëzit kanë një sens alarmi më të shtuar rrezikojmë të kalojmë në histeri, konflikti social që mund të krijohet që dikush mund të thotë që filani...ka një lloj stigme, duke evituar adresën e saktë evitojmë edhe këtë situatë ku të gjithë jemi mbi tela.

Sikur sëmuremi me sëmundje të tjera, edhe kjo kështu është,prandaj ruajmë anonimitetin" tha ai.