Veliaj shpërndan pako ushqimore në Njësinë 9: Kush merr ndihmë ekonomike, nga ky muaj përfiton pagesë të dyfishuar

9 Prill 2020, 20:37

Nga ky muaj, Bashkia e Tiranës do të dyfishojë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Sipas zyrws sw shtypit, gjatë shpërndarjes së pakove me ndihma ushqimore tek familjet e Nevruze Shkozës, Bashkime Xhihanit, Belkiz Kapolit dhe Lirije Vulkës në njësinë 9, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se këtë periudhë, me porosi të kryeministrit, të ardhurat nga ndihma ekonomike për familjet në nevojë do të dyfishohen për aq sa do të zgjasë situata me COVID-19.