Veliaj takim me strukturat në Kamzë: Partia Socialiste është e fëmijëve dhe e familjeve, jo e non-gratave që mbajtën peng breza me radhë

21 Qershor 2022, 18:19

Në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendorë, Kamza ishte ndalesa e radhës për drejtuesin politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se Tirana dhe Kamza po rriten si dy "mushkëri të të njëjtit organizëm", duke shtuar se ka plot projekte të përbashkëta, që do nisin shumë shpejt dhe që do i afrojnë akoma më shumë këto dy zona.