Veliaj: Të gjithë flasin për lista, por askush veç PS nuk flet për listën e nevojave të njerëzve

15 Tetor 2020, 20:15

Veliaj tha se të gjithë flasin për lista, por askush përveç Partisë Socialiste nuk e ka fjalën për listën e nevojave të qytetarëve dhe mundësinë për t’iu shërbyer atyre. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 8, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është diferenca e madhe që ndan Partinë Socialiste të Shqipërisë me forcat e tjera politike në opozitë.