Veliaj te lagjja e re në Kombinat: Këtë vit strehojmë familjet e para! Jo politikë me jetët e humbura, partitë që bllokojnë punët e qytetit, degradojnë keq

22 Qershor 2022, 14:19

Ditë pas dite po merr formë lagjja e re “KombinArt”, ku do të strehohen familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i Nëntorit 2019. Pas zhbllokimit të procesit, si pasojë e disa çështjeve gjyqësore, rindërtimi i zonës ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, teksa po ngrihen pallatet e reja me nga 6 dhe 8 kate, po ashtu edhe infrastruktura ndihmëse për 21 mijë banorët e rinj