Veliaj vijon me traditën. me biçikletë në Kryesinë e PS

24 Dhjetor 2018, 11:38

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e kryesisë së PS. Të parët që kanë hyrë në këtë mbledhje janë ministri Pandeli Majko, apo zv.kryeministrja Senida Mesi. Eglantina Gjermeni, Mimi Kodheli, Elisa Spiropali, e Erion Braçe janë parë të hyjnë në selinë e PS. Bie në sy sërish ardhja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj i cili ka shkuar me biçikletë në mbledhjen e kryesisë së PS.