Veliaj vizitë në shtëpinë e rindërtuar në Farkë: Brenda vitit përfundojmë të gjithë banesat

18 Mars 2021, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2021-03-18 13:32:57

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme ka vizituar familjen Plaku, një ndër familjet e prekura nga tërmeti, që sot ka një shtëpi të rindërtuar.

I shoqëruar dhe nga aktori i njohur i humorit Gazmend Paja, Veliaj tha se gjatë këtij viti pritet të rindërtohen të gjitha banesat e dëmtuara nga tërmeti.

“Në programin e PS-së është që për këtë vit do i mbarojmë të 4500 shtëpitë. Janë 4500 si Zyhdiu në zonën e tërmetit, të cilët të gjithë do marrin shtëpitë e tyre të reja. Kjo përfshin edhe ata që do marrin apartamente, pra shtëpitë individuale dhe pallatet në Kinostudio e Kombinat. Unë e di që ka njerëz që merren me llafe e thonë nuk do i bëjnë, por ja ku jemi, nuk ka javë që nuk kemi ardhur në Farkë, s’ka javë që s’kemi qenë në Baldushk e Vaqarr”, u shpreh Veliaj.

Veliaj gjatë vizitës së tij tha se programi i PS-së, parashikon një rritje një rritje të rrogave për gjithë ata që kanë filluar bizneset e vogla.

Kryebashkiaku shoi se me Këshillin Bashkiak janë kaluar 1 mijë kredi të buta për çiftet e reja dhe se qeveria do të japë mbështetje disa qyteteve që të kenë ujë 24 orë.