Veliaj viziton dy familje të moshuarish për 'Pashkët më të çuditshme që ka njohur historia'

19 Prill 2020, 14:19

Në një ditë të zakonshme, rrugët e Tiranës do të gumëzhinin nga qytetarët e shumtë që do të vizitonin të afërmit dhe miqtë për Festën e Pashkëve Orthodokse. E megjithatë, edhe në një kohë të vështirë pandemie si kjo, urimet dhe solidariteti mes tyre nuk mungoi.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi familjet e Leonora Teshos dhe Vasilika Dashit, dy të moshuara që po e kalojnë vetëm festën e Pashkës këtë vit. Me urimin që Pashkët e vitiate tjetër ta gjejnë qytetin të çliruar nga kjo pandemi, Veliaj u dhuroi të moshuarve vezët karakteristike të festës, si dhe bukën e Pashkës.