Veliaj vlerëson me Mirënjohjen e Qytetit të Tiranës institucionet që u angazhuan për finalen e “Conference League”: “Jam krenar për secilin prej jush, sot meriton mirënjohje çdo qytetar i Tiranës”

28 Maj 2022, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2022-05-28 17:16:20

Pas suksesit të organizimit të finales së madhe të Conference League, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau Certifikatat e Mirënjohjes së Qytetit për institucionet që u angazhuan për mbarëvajtjen e saj.

Në fjalën përshëndetëse, Veliaj shprehu mirënjohjen të gjithë atyre që punuan me përkushtim që gjithçka të shkonte mbare. Ai theksoi se çdo qytetar i Tiranës meriton një falënderim për sjelljen e treguar në mikpritjen e finales së këtij kompeticioni të madh.