Veliaj: Zgjedhja e administratorit ka reduktuar problemet me pallatet

4 Prill 2018, 13:41 | Përditesimi: 4 Prill 2018, 13:41

Pas ngritjes së Task-Forcës, një vit më pas, rreth 2800 mijë pallate në Tiranë kanë zgjedhur kryesitë e tyre për administrimin e mjediseve në bashkëpronësi, ndërsa në 500 të tjera janë zgjedhur edhe administratorët. Kjo ka sjellë një reduktim të ndjeshëm të problematikave që shqetësojnë banorët, të cilat më parë kaloheshin për zgjidhje në Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës, duke rritur bashkëpunimin e komunitetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e zgjedhur dhe grupin e Task-Forcës, ku vlerësoi punën e realizuar deri më tani dhe u shpreh se zgjedhja e administratorëve të pallatit ka ulur ndjeshëm problemet mes qytetarëve. “Fakti që një pjesë e madhe e këtyre problematikave kanë rënë është një lajm shumë i mirë për qytetin”, tha ai.

 

b.ha./Shqiptarja.com