Veliaj: Zgjerimi i trotuareve e korsitë e biçikletave, emergjencë shëndetësore

28 Prill 2020, 15:20 | Përditesimi i fundit: 2020-04-28 15:41:31

Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, sipas bashkisë së Tiranës tregoi se nisma për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë. Ndaj, vijon më tej bashkia, zgjerimi i trotuareve dhe ndërtimi e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjen së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë, po vazhdon me ritme të shpejta. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa nga punët që po kryhen te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj., ku theksoi se një nga mësimet që na dha koronavirusi është nevoja për më shumë trotuare dhe korsi biçikletash, të cilat do të konsiderohen si pjesë e një emergjence shëndetësore.