Veliu- policëve: Mos toleroni asnjë makinë që lëviz jashtë dy fashave orare!

14 Prill 2020, 15:32

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu u ka bërë thirrje uniformave blu që të mos tolerojnë asnjë automjet që të lëvizin përtej dy fashave orare të lejuara, që janë 05:00-8:00 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë orare 16:00-17:30. Gjatë një inspektimi të bërë në për zbatimin e masave të marra, shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka dhe Drejtorin e Policisë Tiranë Rebani Jaupi, Veliu sqaroi se do të lejohen të qarkullojnë pa limit vetëm makinat e transportit të mallrave.