Vëllai e nipi morën hakun për vrasjen në Angli, arrestohet i riu bashkëpunëtor, del videoja si e priti Billën në kryqëzim dhe largohen atentatorët, i largoi nga Peza

18 Qershor 2020, 19:21

Report Tv ka siguruar një video të dinamikës së ngjarjes, ku Sebastian Mali ka vëzhguar lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan. Më pas Mali largohet për të pritur atentatorët në Pezë, ku i largoi pas vrasjes. Gjithashtu në video dallohet dhe momenti kur atentatorët largohen pas ekzekutimit.