Vëllai i grabitësit të njohur në Tiranë në kërkim, plagos me armë 30-vjeçarin tek '5 Maji

11 Shtator 2020, 22:37

TIRANË-  Një sherr me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në lagjen "5 Maji" në Tiranë. 

Mësohet se 30 vjeçari Rexhep Gjecja, ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar për në Spital. Sipas informacioneve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes 20 vjeçarin, Kevin Cungu, i cili njihet si vëllai i grabitësit të njohur Markeljan Cungu, i cili grabiti çiftin Laze në Allias të Tiranës. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 20 vjeçari ka qenë i veshur me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra dhe është identifikuar nga policia. 

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar ngjarjen.