Vëllai i Pablo Escobar krijon 'Escobar Fold 1' smartphoni i pathyeshëm që konkuron 'Apple' në cilësi dhe çmim

25 Dhjetor 2019, 15:04

Vëllai i Pablo Escobar ka krijuar një smartphone të palosshëm dhe pretendon se është i pathyeshëm

Në fillim të këtij viti, vëllai i Pablo Escobar, Roberto Escobar, lëshoi ​​‘flakëhedhësin’ e tij, një pajisje që frymëzuar gjithë rrjetet sociale. Nuk është fjala për ndonjë prototip të Elon Muskut. Vëllai i ‘zotit’ famëkeq të drogës po konkuron Samsung-un me një smartphone të ri të palosshëm të quajtur "Escobar Fold 1."

I ngjashëm me ‘Galaxy Fold’ të Samsung-ut, ‘Escobar Fold 1’ ka një ekran fleksibël që i lejon përdoruesit ta shdërrojë atë në një tabletë. Ndërsa mund të duket se Escobar ka vënë në shënjestër Samsungun, Roberto Escobar thotë se shënjestra e tij në të vërtetë është ‘Apple’.

"Unë u kam thënë shumë njerëzve që do ta mundja ‘Apple’ dhe do ta bëj. U kam prerë rrjetin e shitjeve të telefonave duke iu ofruar klientëve "Escobar Fold 1” për vetëm 349 dollarë teksa telefonat e tyre kushtojnë mijëra dollarë në dyqane.

“Qëllimi im është “të rrah” Apple dhe ta bëj siç kam bërë gjithmonë,"- tha Escobar për ‘Digital Trends’.