Vëllezërit në kërkim të motrës/U thanë se kishte ndërruar jetë, vajza u birësua 4 muajshe

24 Tetor 2019, 22:39

TIRANE- Në përmbushje të amanetit, vëllai në kërkim të motrës binjake. U thanë se ndërroi jetë, vajza e humbur u birësua 4 muajshe. ’’Pa gjurmë’’ sjell këtë histori, duke u kthyer vite pas, pak para se të përfundonte lufta, cifti Gjokhilaj, Pjetri dhe Maria lidhën kurorë. Ata u bënë prindër të 9 fëmijëve. Një familje e madhe që përfundoi me humbjen fatale të nënë Maries. 

Ajo humbi betejën me jetën, pas lindjes së fundit të dy binjakëve Gjonit e Mrisë më 22 maj 1960. Fëmijët ishin amaneti i saj i fundit, ndërsa mbylli sytë përgjithmonë. Vdekja e së shoqes e bëri më të vrazhdë Pjetrin, ai u mbyll në vetvete nga dhembja.