Vëmendje dhe solidarizim mbarëbotërorë për Shqipërinë e traumatizuar nga tërmeti

28 Nëntor 2019, 15:11

Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë ka marrë vëmendjen dhe solidarizimin absolut të rajonit, Bashkimit Europian dhe SHBA.

Nga shumë vende të botës nuk ka munguar solidariteti njerëzorë dhe ndihmat e ekipeve të specializuar në emergjencat civile.Ndihma në njerëz dhe mjete kanë dërguar SHBA, BE, Italia, Rumania, Turqia, Franca, Zvicra, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Maqedonia, Izraeli e shumë vende të tjera.