'Vend djallëzor…', Edi Rama replikon me liderin suprem të Iranit: Regjimi totalitar

9 Janar 2020, 11:19

Dialogu mes vendeve është kryefjala dhe përparësia e Presidencës shqiptare të OSBE-së për vitin 2020. Kryeministri Edi Rama shpalosi objektivat gjatë fjalës së tij nga lufta kundër krimit, ekstremizmit, anti-semitizmit dhe toleranca. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për deklaratat e Teheranit dje, që e përcaktoi Shqipërinë si vend djallëzor.

"Përparësitë, nga lufta kundër krimit të organizuar dhe përhapjes së armëve të lehta.Organizata jonë shkëlqen në luftën kundër ekstremizmit dhe kibernetike. Dialogu është pika e tretë e përparësive. Ka ardhur koha të sinjalizojmë një përgjigje ndaj një rritje të pamohueshme të krimeve të gjuhës së urrejtjes. Nxitja e tolerancës do të jetë një tjetër përparësi. Një takim madhor do të jetë konferenca kundër anti-semitizmit në Tiranë. Ne ishim vendi që kishim më shumë hebrenj pas luftës se më parë. Si shoqëri që jeton në vëllazëri fetare, ne e njohim vlerën e saj dhe do të ndihmojmë të ndajmë përvojën tonë të kësaj harmonie.

Dialogu do të jetë për cështje politike për mbrojtjen e mjedisit, por edhe organizatat simotra BE-së, apo shoqërinë civile. Pres me padurim të bashkëpunoj me asamblenë parlamentare të OSBE-së. Situata në brigjet jugore tregon sa ngushtë është siguria e përbashkët. Po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si vend djallëzor në mes të Europës nga Teherani. Programet tona do të mbeteshin vetëm në letër pa ekipin kryesor të Shqipërisë në Tiranë dhe në Vjenë. Kemi angazhuar diplomatë dhe profesionistë, një ekip të talentuar. Kryesuar nga ambasadori Igli Hasani detyra e tyre do të jenë për të arritur  sa më shumë konsensus. Negociata e parë është miratimi i një buxheti të unifikuar, e di që kjo është dicka që shkakton dhimbje koke.

    No videos found.