Vendi i zbardhur nga bora, zv.ministri i Infrastrukturës paralajmëron qytetarët: Kujdes! Nga ora 18:00 e tutje pritet ulje drastike e temperaturave dhe rrifillim i reshjeve

14 Shkurt 2021, 15:58

Zv ministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj në një lidhje për Report TV ka dhënë informacione mbi situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të dëborës.

Ai thotë se janë marrë masat e nevojshme dhe situata deri më tani është stabël. Por në 24 orët në vijim ai thotë se moti do të përkeqësohet, temperaturat do të ulen dhe reshjet e borës do  të fillojnë përsëri. Me uljen e tmeperaturave, në disa zona situata pritet të përkeqësohet.Nga ora 18:00 e tutje pritet një ulje drastike e temperaturave, tha Xhafaj.