Vendi në shtetrrethim, Report Tv monitoron rrugët në Tiranë! Mbizotëron heshtja

21 Mars 2020, 19:33

Report Tv ka monitoruar rrugët e Tiranës ku duken të gjitha bosh, të shkreta pa asnjë lëvizje qytetarësh dhe as një automjet. Nga zona e Qendrës, rruga e Elbasanit, zona e Ish-bllokut, Pallati me Shigjeta, Zona e  9-katësheve janë të gjitha të boshatisura, ku e vetmja gjë që shikon janë forcat e policisë dhe patrullat e tyre për të monitoruar situatën dhe zbatimin e urdhrave. I gjithë ky shtetrrethim është vendosur për shkak të luftës që vendi po kryen kundër koronavirusit.

  •