Vendim Kapaj rrëfen si nisi pasioni i tij për fyellin: Berlusconi mu përkul tri herë në gjunjë pas koncertit

24 Mars 2021, 21:21 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 21:27:26

Me një kostum popullor tipik të zonës së Laberisë mjeshtri i madh i veglave muzikore Vendim Kapaj në një intervistë për Report Tv ka treguar se si ka nisur pasioni i tij për t'i rënë fyellit. Që nga viti 1979 ai thotë se filloi duke e praktikuar instrumentin me dhëmbë, karakteristikë mkjo që e bën atë më të veçantë nga artistët e tjerë.

Në fillim kur shkonte me bagëti bënte pipizane dhe krijonte melodi me to. Në 1968 filloi të praktikohej nëpërmjet grupeve, i pari grupi i Kërkovës.E nisi si një pasion në fëmijëri e tanimë bën më shumë se 50 vite që i bie fyellit duke u bërë mjeshtër i madh instrumentist për të gjithë Labërinë. Por gjatë kësaj karrierës së tij ai treëgon se ka pasur edhe takime me figura të larta. Në Francë dhe në Itali ka dhënë disa shfaqje. Koncerti më i veçantë për të ka qenë në vitin 2000 në Itali. Kapaj thotë se ish presidenti Silvio Berlusconi e nderoi dhe u përkul tri herë në gjunjë kur ai përfundoi koncertin.