Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ligji special i ka gjetur ilaçin edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar, por si do të ndodhë kjo? Kreu i ekzekutivit shpjegoi se kur shteti (nuk e qartësoi se cili institucion) do të konstatojë vendime korruptive, brenda 3 ditëve kërkon pezullimin e gjyqtarëve nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Megjithatë ai paralajmëroi edhe pjesën tjetër, kur tha se ashtu si kriminelët tani, edhe ata që janë nxjerrë nga vettingu një ditë do të përgjigjen për gjithçka.
"E fundit që kam është për gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që godasin shtetin pas shpine, që për cdo rast kur ne shteti që do të konstatojmë vendime si ato që kemi parë në vijim paketa kërkon brenda 3 ditëve pezullimin e tyre nga detyra dhe fillimin e hetimeve për ata. Ata janë bashkë, dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t'i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin të dyja palët, ju siguroj. Të gjithë ju mund të keni shumë rezerva dhe kritika. Anëtarëve të OFL u them se ju keni në dorë të bëni një investim të madh dhe të shtoni kreditë e larta të policisë së shtetit dhe të vendit tonë në sytë e miqve tanë" tha Rama.