'Vendimi hyn në fuqi në 1 janar', Denaj jep shifrat: Sa është numri i mjekëve që përfitojnë nga rritja e pagës

6 Tetor 2020, 14:04

Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar se 18 500 mjekë do përfitojnë nga rritja e pagës me 40%.

Vendimi për rritjen e pagave për bluzat e bardha dhe arsimtarët do të hyjë në fuqi në 1 janar.

"Pagat e bluzave të bardha e arsimtarëve hyjnë në fuqi në 1 janar. Rritja e pagave do të shkojë 8 mld lekë më shumë në vit. Paga mesatare e mjekëve nga 57 mijë lekë në 79 mijë e 800 lek.  'Paga mesatare e infermierëve nga 37 mijë lekë në 58 mijë e 810 lekë. 18 500 mjekë do përfitojnë nga rritja e pagës.

Mësuesit në 9-vjeçare, paga shkon nga 65 mijë lekë në 72 mijë lekë. Mësuesit në gjimnaz, paga nga 69 mijë lekë në 76 mijë lekë", tha ajo.