Vendimi i CDU/SCU, Kryemadhi: Gjermania ka mbrojtur gjithmonë interesat tona

25 Shtator 2019, 12:18 | Përditesimi i fundit: 2019-09-25 15:32:43

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vlerësuar qëndrimin e CDU-CSU, që votoi rezolutën që Gjermania të votojë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. 

“Vendi ka prioritete të tjera shumë më të rëndësishme se axhendat e partive politike. Gjermania ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë, kjo pasqyrohet edhe në vendimin për negociatat, edhe pse me vendosjen e disa kushteve të reja. Ndërkohë ndryshe është vendimi për Maqedoninë. Ne në këto tre vite, jemi tërhequr, Gjermania i dha Shqipërisë një shans. Dyert e Europës nuk mbyllen po vijojnë të qëndrojnë të hapura.”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi ka folur edhe për kërkesat që CDU/SCU i ka bërë Shqipërisë për negociatat, ku sipas saj, një kusht i ri është dënimi i krimit elektoral

“Kushti i ri dënimi i krimit elektoral. Bundestagu foli për dosjen 184 dhe 339, për herë të parë kemi dëgjuar të flitet haptas për krimin elektoral Për herë të parë shohim nga një institucion i BE vendosjen e qëndrimit për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë ilegjitime. Kërkojnë ngritjen e gjykatës kushtetuese.”, -deklaroi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi është shprehur në një bashkëbisedim për gazetarët se Shqipëria është kthyer në një faktor destabiliteti.

“Ka qenë një nga pikat më të cenuar. Shqipëria nja faktor stabilitet, është kthyer në një faktor destabilitet. Është shumë rëndë për të vazhduar partneritetin me SHB dhe BE.”, -tha Kryemadhi.