TIRANE - Kryeministri Edi Rama tha se rruga e Shqipërisë vijon të jetë e shtruar drejt prespektivës evropiane dhe se reformat do të vijojnë për qytetarët. Në një konferencë për mediat pas samitit të liderëve të BE-së që nuk mund të dalin me një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas vetos së Francës, kreu i qeverisë tha se të kryeministrat e shteteve anëtare njohën progresin e vendit tonë, por se e gjitha vjen për shkak të problemeve të brendshme të unionit, një nevojë për reformim të vetë BE-së më parë, dhe një ndryshim i rregullave të procesit të integrimit.
Shefi i mazhorancës tha se Maqedonisë së Veriut ju kërkua të ndërrojë emrin, dhe në këmbim nuk ju dha asgjë, duke thënë se për të dyja shtetet fqinje, vendimi i sotëm nuk do të thotë aspak anëtarësim!...Por nisje e një rrugëtimi të gjatë negocimi për të përshtatur legjislacionet dhe standardet.