Vendimi për tokën në Gjirin e Lalzit që u kthye në 'mollë sherri'

2 Nëntor 2019, 18:13

TIRANË - Arjan Ndoja, prokurori i Durrësit që prej gjashtë muajsh po heton dosjen e pronave në fshatin Draç, Ishëm, duke arrestuar dhe disa prej zyrtarëve të hipotekës së Durrësit, i ka shpëtuar paq një atentati të mirëorganizuar më armë kallashnikovi, ditën e djeshme në mbikalimin e Shkozetit.

Ndoja ndodhej në makinë në praninë e shoferit të tij Andi Maloku, një ish-efektiv policie në Krujë dhe nën shoqërinë e një personazhi në botën e krimit në Durrës, i quajtur Landi Muharremi.  Ky i fundit, nga Sukthi, dyshohet se fshihet pas një prone  45 mijë metra katrorë në Draç të fshatit Ishëm, pronë kjo që është bërë objekt i konflikteve të vazhdueshme që kanë sjellë dhe ngjarje kriminale, si ajo e rrahjes barbare të investitorit libanez Faad Mitri në shtator të 2016-ës.