Vendimi/ Qeveria, 3 mld lekë garanci sovrane për bizneset që tregtojnë produktet e shportës, të rriten rezervat ushqimore! Shteti, garant për 60% të vlerës

26 Maj 2022, 22:19

3 miliardë lekë do të jetë fondi në dispozicion për të gjitha bizneset përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, që do të duan të përfitojnë nga kjo kredi me garantues shtetin, me qëllim mbulimin e kapitalit qarkullues për lëndët dhe ushqimet bazë.