Vendos kryeministri, Ligue 1 mbyll sezonin për shkak të koronavirusit

28 Prill 2020, 17:26

Ligue 1 është kampionati i parë nga pesë më të rëndësishmit në Europë që mbyll përfundimisht sezonin edhe pse kjo nuk është bërë publike zyrtarisht nga federata franceze e futbollit.

Ashtu si në të gjithë Europën, edhe kampionati francez u ndërpre në mars, por pavarësisht tentativave për të rifilluar kryeministri i vendit ka vendosur vulën. Sipas RMC Sport, Edouardo Philippe ka deklaruar para asmblesë kombëtare se ‘sezoni 2019-2020 i sporteve profesionistë, përfshirë futbollin, nuk do të fillojnë para muajit gusht’.