Vendosen kontenierët e parë nëntokësorë, Rama: Pastrimi është civilizim, kazanët e rinj, as nuk ndotin e as vandalizohen

5 Qershor 2022, 14:59

Dy kontenierët e parë nëntokësorë për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, u vendosën sot  në sheshin “Sulejman Pasha” dhe shënuan fillimin e pilotimit të teknologjisë së re për pastrimin e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, këtë risi e cilësoi si hapin e parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen.

Rama thotë gjithashtu se këta kazanë mund të zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim

"Pastrimi është civilizim, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim", shkruan Rama në Facebook.

    No videos found.