Vendoset tulla e parë, FSHF dhe kombëtarja do rindërtojnë 4 shtëpi ne Bubq

31 Gusht 2020, 13:41

Pandemia e koronavirusit vonoi nisjen e punimeve por sot u vendos tulla e parë. Me fondet e FSHF-së futbollistëve të Kombëtares dhe federatave partnere kryesisht asaj italiane do të ndërtohen katër shtëpi në zonën e fshatit Bubq të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Trajneri Edi Reja dhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka vunë tullat e para ndërsa në nisjen e punimeve ishin edhe Hysaj e Berisha dhe futbollistja Megi Doçi. Jam shumë i lumtur që mora pjesë në këtë aktivitet.