Venecia, alarm i kuq nga përmbytja në Bazilikën e San Marco-s dhe në të tjera monumente

12 Nëntor 2019, 14:02

Reshjet e shiut dhe përmbytjet kanë karakterizuar gjithë Italinë në orët e fundit. Në Venecia, lartësia e ujit nga përmbytjet ka arritur në 127 centimetra, kurse brenda Bazilikës së San Marco-s më shumë se 70 cm.

Moti i keq ka ndikuar edhe në Veneto dhe pjesën tjetër të Verilindjes, e ndikuar nga Ciklonet mesdhetarë që afrohen nga veri-perëndimi.

Situata meteorologjike përcaktohet si "shumë dinamike" dhe për këtë arsye e ndjeshme ndaj variacioneve.

Zona të prekura nga ciklonet janë edhe Kalabria dhe Puglia.