Venecia diskuton sot draftin për Kushtetuesen, Meta: Shpresoj që të ruajë integritetin

19 Qershor 2020, 14:39

Komisioni i Venecias po diskuton sot opinionin për Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri, teksa drafti u zbulua pak ditë më parë. Por cfarë pret Presidenti Ilir Meta? "Asnjëherë nuk kam pritur verdiktin e Venecias për aktet që kam kryer si President, sepse kam respektuar kushtetutën dhe kushtetuta është bërë sipas rekomandimeve të Venecias. Nuk pres të dëgjoj konkluzionet e Venecias për të qenë i ndërgjegjshëm për aktet e mira, shpresoj që Venecia të ruajë integritetin e saj" tha Meta.

  •