'Venecia' i dha të drejtë Presidentit për Kushtetuesen, Balla-Metës: Opinioni të mos lexohet si tifoz

20 Qershor 2020, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2020-06-20 18:26:07

TIRANE-Komisioni i Venecias publikoi dje opinionin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku justifikoi veprimet e Presidentit Meta dhe i jep të drejtë faktit që nuk pranoi betimin e Arta Vorpsit, e cila u zgjodh automatikisht nga mekanizmi zhbllokues. Por kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla bëri thirrje sot që rekomandimet të mos lexohen si tifoz, referuar Presidentit dhe opozitës.

"Nuk është detyrë e komisionit të Venecias të analizojë se kush ka të drejtë nga palët. Është detyra jonë që opinionet mos ti lexojmë me disa fjali të shkëputura, por parlamenti ka përgjegjësi që jo vetëm të zbërthejë cdo rekomandim por të adresojë hapat për zbatimin. Nuk mund të jetë proces ekzaltimi se kush ka të drejtë dhe gabim.