'Venecia' takim me opozitën jashtë parlamentare për Anti-Shpifjen/ Vokshi: I njohëm me qëndrimin tonë! Ai ligj duhet të griset

11 Shkurt 2020, 20:59

TIRANË- Ish-deputetët e opozitës jashtë parlamentare, Albana Vokshi, Genc polli dhe Edmond Haxhinasto kanë zhvilluar një takim me ekspertë të komisionit të Venecias, për paketën Anti- Shpifje.

Në këtë takim i cili ka zgjatur për rreth 60 minuta, Vokshi u ka bërë të qartë ekspertëve qëndrimin e opozitës, që e quan ligjin në shkelje të kushtetutës, me anë të së cili synohet kapja e medias online nga qeveria. Sipas Vokshit, dy ligjet e paketës Anti-Shpifje, për AMA-n dhe AKEP-in nuk duhet të përmirësohen, por duhet të grisen, duke thënë se besojnë tek opinioni që 'Venecia' do të japë në fund pas mbledhjes së fakteve nga palët.