Veprat penale/ 1820 krime më pak në 2020-n krahasuar me një vit më parë, si ndikoi karantina

9 Janar 2021, 18:23

Periudha e mbylljes në muajt mars dhe prill ka ndikuar në uljen e numrit total të veprave penale. Në një raport të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme thuhet se janë 1820 vepra penale më pak në 11 muajt e parë të 2020-ës, e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-ës. Raporti bazohet në veprat kryesore penale, krime, drogë, trafiqe, pasuri e më gjerë.