Vera Grabocka apo Timo Flloko? Ja kë zgjedh regjisori i njohur

7 Nëntor 2019, 13:38

“Mbrëmë i përshpërita një ylli”, është shfaqja poetike që do të ngjitet sot në orën 19:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

E ideuar nga regjisori i ri shumë i talentuar Kristian Koroveshi, i cili njëkohësisht edhe do të interpretojë në skenë me dy aktorët Luiza Xhuvani dhe Ndriçim Xhepa, kjo shfaqje i dedikohet dashurisë.

Vetë regjisori Kristian Koroveshi, i ftuar në “Rreze Dielli” thotë se në shfaqje do t’i flitet dashurisë dhe jetës.

Megjithatë, si për t’u shtensionuar para shfaqjes, regjisori i ri ‘u vu në provë’ nga gazetarja Suada Daci. Atij i është kërkuar të përshkruajë me një fjalë një pjesë të aktorëve apo regjisorëve më të njohur shqiptarë.

 “Luiza Xhuvani aktore e rrallë, Margarita Xhepa ikonë, Roza Anagnosti dashuri e madhe, Rajmonda Bulku e shkëlqyer, Ndriçim Xhepa thjesht ndriçim, Timo Flloko profesor, kurse Vera Grabocka është thjeshtë Vera Grabocka, është institucion më vete” ka thënë Kristiani.  

Por kë zgjedh ai mes çiftit Vera Grabocka-Timo Flloko?

 “Të dy janë dimensione të ndryshme por të dy të pakrahasueshëm dhe simbole të punës”, thotë regjisori, duke mos dashur të bëjë diferencime mes tyre.