Vera pa kufizime dhe pa pasaportë vaksinimi, eksperti Vathi: Duhet marrëveshje bilaterale me shtetet e BE-së për të lejuar lëvizjen e turistëve drejt Shqipërisë

29 Mars 2021, 15:53

Operatorët turistikë e vlerësojnë nisjen e vaksinimit masiv dhe heqjen e orarit kufizues në verë. Eksperti për turizmin Besnik Vathi thotë se nuk mjafton vetëm që turistëve të huaj të mos u kërkohet pasaportë vaksinimi, por domosdoshmë është një marrëveshje bilaterale me vendet e BE-së për të garantuar lëvizje të tyre edhe në vendet jo anëtare.