Veseli: Akuzat janë të pabazuara dhe politike, s’do të lejoj askënd ta njollosë UÇK-në

24 Qershor 2020, 20:23

Pas ngritjes së aktakuzës për dyshime mbi krime lufte ndaj tij dhe Hashim Thaçit, kreu i PDK-së Kadri Veseli ka reaguar në një konferencë për mediat. Ai tha se në një veprim të paprecedentë, prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon. Gjithashtu shtoi se një tjetër shqetësim sipas tij, është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike.