Veseli në Hagë: Deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm

10 Nëntor 2020, 16:15

Ish- kryeparlamentari, Kadri Veseli tha se është i pafajshëm për të 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij.

"I dëgjova akuzat, më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës", tha Veseli.