Veshjet e dimrit rrisin eksportet e fasonerive! Italia në vend të parë për tregtinë e tekstileve dhe këpucëve

19 Shtator 2020, 17:11

Që prej muajit mars dhe izolimit të vendit, gushti ka dhënë një sinjal pozitiv për ecurinë e biznesit fason. Referuar të dhënave për Tregtinë e jashtme e mallrave thuhet se eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 5.2% në muajin gusht.

Konkretisht në muajin e kaluar vendi ka eksportuar 7.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë duke pësuar një rritje prej 1 miliardë krahasuar me gushtin e vitit 2019. Nga ana tjetër rritja e importeve ka qenë minimaliste duke treguar edhe një herë dëmtimin e sipërmarrjeve të huaja të këtij sektori, dhe për pasojë më pak kontrata për bizneset në vend.