Vetëflijimet në spitalin 'Shefqet Ndroqi', policia dhe hetuesit: Dritaret të bëhen me kangjella

2 Nëntor 2020, 20:13

Vendosja e kangjellave mbrojtëse tek sanatoriumi shihet nga policia dhe hetuesit si një masë parandaluese e vetëvrasjeve të pacientëve. Në pak javë tre pacientë me covid-19 janë vetëflijuar duke u hedhur nga katet e larta të këtij spitali, ndërsa hetimet për këto ngjarje janë të hapura. ReportTv mëson se një shkresë e tillë për vendosje kangjellash do t'i dërgohet spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.