Vetëflijimi i familjes Josifi/ Mane: Ikën nga Përmeti pas vetëvrasjes së babait, por në Tiranë s'e gjetën veten!

9 Korrik 2020, 18:39

Si një djalë nga Përmeti, një qytet i vogël ku të gjithë i njohin të gjithë, gazetari Bledi Mane në studion e Report Tv rrëfen se e ka njohur familjen Josifi, teksa e përshkruan atë si një familje model. Duke u kthyer shumë pas në kohë, për Manen, pika e kthesës në familjen e tyre ishte vetëvrasja e babait. Kurrsesi vdekjen e tij nuk e lidh me fenë, por rrëfen se ai zgjodhi që të largohej në mënyrë tragjike nga jeta për shkak të opinionit të njerëzve, pasi humbi njërin krah.